E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtrenjtë biletat për Shqipëri – Francë

Nga Express më 15 gusht 2011 në ora 11:57

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka vendosur çmimet e biletave për ndeshjen e 2 shtatorit që Kombëtarja shqiptare do ta zhvillojë kundër përfaqësueses së Francës.

Tifozët që dëshirojnë të ndjekin në stadiumin “Qemal Stafa” ndeshjen e radhës të Kombëtares shqiptare në eliminatoret për Euro 2012, duhet të paguajnë shifra të mëdha për një vend në stadium.

Fakti që në fushë do të zbresin yje të nivelit botëror si Ribery, Nasri, Evra, Benzema apo Malouda ka bërë që drejtuesit e futbollit shqiptar të përcaktojnë disa prej çmimeve më të shtrenjta të mundshme.

Biletat në tribunën qendrore kushtojnë 10 mijë lekë të reja (71 euro), dhe 7 mijë e 500 lekë ( 53 euro). Biletat në tribunën D2 kushtojnë 3 mijë lekë të reja (21 euro), në tribunat D1 dhe D3 nga 2 mijë lekë (15 euro), ndërsa në tribunën C1, 500 lekë të reja (4 euro).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›