Shtrenjtimi i celulareve dhe bankave Berisha Do te ndeshkohen abuzuesit

Qeveria ka vendosur të ndërhyrje me anë të politikave fiskale në dy prej tregjeve ku mendohet se ka abuzime mbi konsumatorët. Duke rritur tatimin mbi fitimin, kryeministri Sali Berisdhas tha se do të ndëshkohen kompanitë që kontrollojnë tregun e telefonisë së lëvizshme.
“5.5 është kostoja e sms dhe këtu është fitimi 17%. Nuk janë vetëm këto tarifa, por dhe thirrjet brenda rrjetit janë jashtë çdo lloj proporcioni në rajon dhe në botë. Zoti ministër, tatim-fitimi do të jetë për sms 7 herë më i madh, 8 herë më i madh se ç’është sot. Çdo impuls për biseda do të tatohet në proporcion me herët që është mbi rajonin” tha Berisha.
Ndërkohë, të dhënat tregojnë se shqiptarët paguajnë pagesa të mëdha dhe në shumë raste të kota në sportelet e bankave të nivelit të dytë. Veç guvernatorit të Bankës Qëndrore, kryeministri i kërkoi ministrit të Financave që të ndërhyjë në tregun bankar.
“Në mënyrën më të përsëritur është insistuar të rishqyrtohen fi-të. Kreditë përbëjnë 2% të të ardhurave të bankës, mirëpo janë atmosferike dhe janë një pengesë shumë serioze në përhapjen e kulturës bankare në këtë vend. Tatim- fitimi do të rritet në proporcion me herët e fii-ve më të larta” tha Berisha.
Nuk dhet se sa do të reflektohen këto ndërhyrje te konsumatorët. E sigurtë është që qeveria do të ketë më shumë të ardhura, por nuk dihet nëse operatorët celularë dhe bankat do të pranojnë të ulin fitimet, apo të pranojnë të paguajnë tatim fitim, pa ndryshuar çmimet.
Florian Papadhimitri