E Diel, 1 Nëntor 2026

Vlore. Mbetjet inerte gjobiten firmat

Bllokim i punimeve dhe 2 milion lekë të vjetra gjobë ka vendosur inspektoriati i ndërtimit të qytetit të Vlorës për firmën e ndërtimit që ka derdhur materialet inerte në det në zonën e ujit të ftohtë duke shkaktuar një ndotje të konsiderueshme në këtë zonë . Nëse brenda 5 ditësh firma e ndërtimit nuk e kthen zonën e ndotur në gjendej e mëparshme do të rishikohet leja e sa e ndërtimit bën të ditur nënkryetari i bashkisë së Vlorës Edmond Leka.

"Jemi të detyruar që të fillojmë marrjen e masave ekstreme për pezullimin e punimeve që kryhen në këto sheshe ndërtimi, por gjithashtu masa ekstreme dhe në pezullimin e lejeve që janë dhënë në këto sheshe ndërtimi. Masat do të jenë ekstreme si në gjoba për firmat e ndërtimit dhe në firmat që merren me transportin e këtyre materialeve, por do të kemi dhe pezullim të licences së firmave që merren me transportin e materialeve të ndërtimit dhe pezullim të lejeve", thotë Edmond Leka, nënkryetari i Bashkisë Vlorë.

Kjo është firma e dytë e ndërtimit që ndëshkohet me gjobë dhe bllokim të punimeve,ndërkohë që këtë fillimvit kanë qenë 5 firmat e ndëshkuara me gjobë nga ana e inspektoriatit të ndërtimit dhe policisë bashkiake për hedhjet e inerteve.

Festim Llanaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›