E Diel, 1 Nëntor 2026

Filmi i ri i Polianskit, premierë në Berlin

Berlin, 14 shkurt, NOA- Filmi i ri i Roman
Polianskit The Ghost Writer ka qenë premierë të premten në festivalin
ndërkombëtar të Berlinit. Vetë regjisori i njohur polako-frëng nuk ka mundur të
udhëtojë në Berlin për të qenë në tapetin e kuq të Biernales së 60.

Arsyeja dihet: Është ende nën regjimin e
arrestit shtëpiak në banesën e tij në Zvicër derisa të merret vendimi përfundimtar
për të në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për akuzën e përdhunimit në vitin
1977.

Rolet kryesore në filmin e tij u realizuan nga
Juan McGregor  dhe Pirs Brosnan. Filmi
është mbështetur në romanin e Robert Haris dhe subjekti flet për
ish-kryeministrin britanik Adam Lang (Që interpretohet nga Brosnan) i cili po
shkruan kujtimet dhe për të cilën e ndihmon një njeri që është paguar të mbetet
anonim, që shkruan në fakt nën emrin e tij (McGregor).

Ky film që është realizuar i pari pas filmit
"Oliver Twist" nga 2005 duhej të mbaronte para disa muajsh, por
regjisori u burgos kur po kthehej në Zyrih për të marrë një çmim për karrierën
e tij. Gjithsesi Polianski vazhdoi të punojë me filmin e tij në dy muajt e
qëndrimit në burgun zviceran dhe pastaj dhe gjatë arrestit në burg në shtëpinë
e tij në Gtadu. Filmi "The Ghost Writer është një nga njëzetë krijimet
që është duke konkurruar për Ariun e Artë në këtë edicion të Bierlinales.

s.m/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›