Shtretërit e lumenjve, Mediu falenderon "Ora News" për pasqyrimin real

Gjatë raportimit të tij në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, Ministri i Mbrojtjes së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Fatmir Mediu uroi RTV "Ora News" për pasqyrimin e mirë që i ka bërë gjendjes së shtretërve të lumenjve.
Mediu kërkoi ndalimin e atyre firmave që po shfrytëzojnë pa kriter basenet e lumenjve pasi ndodhen në një gjendje shumë të keqe. Kjo ka ndikuar dhe në përmbytjen e disa zonave.
Ministri kërkoi krijimin e një task force e cila do merret me ruajtjen e baseneve të lumenjve dhe me ndalimin e atyre firmave që ushtrojnë aktivitet të palicensuar.