E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhen bisedimet Kosovë-Serbi

Takimi i parashikuar për tu zhvilluar mbrëmë në Bruksel mes delegacionit të Kosovës dhe atij të Serbisë është shtyrë për ditën e sotme. Shtyrja ka ardhur pasi pala serbe është vonuar për takim dhe nuk ka pranuar të hyjë në bisedime pas ngjarjeve të sotme në pjesën veriore.

Bëhet e ditur se kryenegociatori i Serbisë, Borisllav Stefanoviç nuk ka qenë i gatshëm që të hyjë në këtë raund të dialogut, për shkak të ngjarjeve në veri dhe për shkak të dijenisë se nuk do të diskutohet për këtë çështje.

Ndërsa për këtë kanë qenë shumë të qarta edhe reagimet e zyrtarëve të Bashkimit Evropian, të cilët dënuan dhunën nga ekstremistëve serbë në pjesën veriore dhe përkrahën veprimet që ka bërë EULEX-i dhe KFOR-i.

Madje zyrtarët nga Bashkimi Evropian kanë kërkuar edhe heqjen e menjëhershme të barrikadave.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›