E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, vrasja e të riut, ende asnjë i dyshuar

Ende asnjë i dyshuar për vrasjen e të riut nga Berati, Erion Shuka. Personi që dyshohej për ekzekutimin e tij, 25-vjeçari Vilson Hoxha, nga Ura Vajgurore, u la i lirë. Hoxha u shoqërua dhe u mor në pyetje disa herë në harkun e 24 orëve, pas dyshimeve të familjarëve të viktimës dhe vetë policisë për autorësinë e vrasjes. Ai dhe viktima kishin pasur një konflikt të vjetër, të cilën familjet e kishin mbyllur katër vite më parë. Hoxha nuk e pranoi akuzën e vrasjes, ndërsa policia për mungesë provash, për t’i adresuar atij këtë akuzë, e la të lirë. Deri më tani, blutë kanë marrë në pyetje mbi 20 persona, disa prej të cilëve shokë të viktimës. Mësohet se po bashkëpunohet edhe me palën greke, pasi ka dyshime se ardhja e papritur e Shukës në Shqipëri të jetë motivuar pikërisht nga probleme të mbartura të tij në Athinë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›