Shtyhet “ Basha “ ne Gjykaten e Larte
Gjykata e Larte ka shtyre per muajin tjeter seancen e pare gjyqesore ndaj ish-Ministrit te Transporteve, Lulzim Basha, aktualisht Minister i Jashtem. Shkak ishte impenjimi i ministrit me pune jashte vendit.
Seanca qe filloi pak pas ores 10:00 ne Gjykaten e Larte zgjati vetem pak minuta pasi Kolegji Penal i kryesuar nga Spiro Spiro vendosi te marre parasysh kerkesen e avokatit te Bashes, Zef Nikaj per shtyrjen e procesit gjyqesor. Seanca tjeter e gjykimit fillestar u caktua me 27 shkurt. Ish-ministri i Transporteve Lulzim Basha akuzohet se ne bashkepunim me ish-drejtorin juridik te ketij dikasteri ka abuzuar me fondet e levruara per ndertimin e segmentit Rreshen-Kalimash, pjese e Durres-Kukes. Demi i shkaktuar shtetit, llogaritet te kape shifren e 230 milione eurove. Basha dhe Toma do te pergjigjen ne gjykaten e Larte per akuzat e "shperdorimit te detyres" dhe "shkeljes se barazise ne tendera". Per abuzime me fondet u hetuan dhe ish-zv.ministri i Transporteve Armand Teliti dhe ish-drejtoresha e Pergjithshme e Rrugeve, Lejla Saraçi. Por per mungese provash dhe faktesh prokuroria e pushoi akuzen ndaj tyre.