E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagos shokun me thikë, prangoset 15-vjeçari

30/01/2009  I lënduari 17-vjeçar jashtë rrezikut

ELBASAN- Plagos shokun me thikë dhe më pas i largohet, por jo për shumë kohë policisë. Ngjarja është regjistruar një ditë më parë kur 15-vjeçari me inicialet R. C., lindur në Korçë e banues në Elbasan ka goditur disa herë me thikë një 17-vjeçar me banim në lagjen “Shënkoll” të qytetit të Elbasanit. Gjithçka ka ardhur pas një konflikti banal me njëri-tjetrin. Pasi e ka goditur dy tri herë me thikë 15-vjeçari ka vrapuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, por brenda orës ka rënë në prangat e policisë. I mituri është arrestuar në flagrancë për veprën penale vrasje me dashje të mbetur në tentativë. Ndërkohë i dëmtuari është dërguar në spitalin kirurgjik të Elbasanit ku edhe ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Mësohet se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa materialet i kanë kaluar Prokurorisë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›