E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksidentet, plagosen rëndë 2 vajza të vogla

30/01/2009  Ngjarjet në Shkodër dhe Fier

Pakujdesia e një fëmije në rrugë si dhe drejtimi i një automjeti nga një minoren ka çuar në aksidentimin e rëndë të një 13-vjeçareje në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40, në aksin kryesor rrugor të lagjeve “Isa Buletini “ dhe “Xhabije”. Pas aksidentit blutë kanë dërguar të dëmtuarën në spitalin rajonal Shkodër, ku po jepet ndihma mjekësore. Falë ndërhyrjes profesionale të mjekëve të këtij spitali 13-vjeçarja, pavarësisht dëmtimeve të rënda aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë 16-vjeçari po gjykohet në gjendje të lirë për shkak të moshës së tij të mitur. Një tjetër ngjarje me të plagosur një 6-vjeçar është regjistruar në Fier. Shkak ka qenë pakujdesia dhe shpejtësia me të cilën ka qenë duke lëvizur mjeti. Për këtë arsye është prangosur drejtuesi 25-vjeçar, ndërsa vajza e vogël është dërguar urgjentisht për në Spitalin Ushtarak për ndihmë të specializuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›