Grabitën 1,2 milionë lekë në kazino, arrestohen 3
30/01/2009 Po i shpenzonin në lojëra fati
ELBASAN- Policia e Elbasanit arrestoi dje shtetasit D. Pjetri, E. Buneci dhe G. Sharku, pasi akuzohen se më 24 janar në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur 1,2 milionë lekë në një kazino që ndodhet në lagjen “Luigj Gurakuqi” të qytetit të Elbasanit. Sipas të dhënave hetimore, prej disa ditësh agjentët ishin vënë në ndjekje të hajdutëve dhe vetëm dje i kanë kapur në flagrancë duke shpenzuar të hollat në lojëra fati. Një burim policie pohoi se gjatë katër ditë hetimesh u grumbulluan prova dhe fakte, të cilat implikojnë ata në veprën penale të vjedhjes. Prokuroria nxori një urdhër ndalimi që u ekzekutua më pas nga uniformat blu. Çështja është nën hetim.