Merret i pandehur izraeliti Guei Eshelman
30/01/2009 Nuk tregoi krimin në gjykatë
TIRANE- Pas Devid Braun, Robin Arnold dhe Dino Kristodulu të akuzuar për pedofili, një tjetër i huaj merret i pandehur për skandalin seksual që tronditi Tiranën në 2005-n. Ai është drejtuesi i klinikës ABC Guei Eshelman me kombësi izraelite, i cili mësohet se është dërguar si i pandehur në gjykatën e Tiranës për veprën penale të “Moskallëzimit të Krimit”. Eshelman është thirrur disa herë nga gjykata e Tiranës që të dëshmojë në procesin gjyqësor që zhvillohej ndaj anglezit Devid Braun. Mësohet se izraeliti ka paraqitur edhe një raport mbi gjendjen shëndetësore të fëmijëve, për të cilët organi i akuzës dyshonte se ata ishin përdhunuar nga tre pedofilët anglezë. Aktualisht në gjykatën e Tiranës është hedhur edhe shorti se kush gjyqtar do ta gjykojë çështjen, që sipas burimeve është emri i gjyqtarit Martin Deda. Klinika ABC gjendet fare pranë ndërtesës, ku të miturit strehoheshin në qendrën “Fëmijët e tij”, që prej skandalit të bërë publik e mbyllur nga autoritetet. Administratori i kësaj qendre Xhon Devid Braun u dënua pak muaj më parë me 20 vjet burg dhe u shpall person i padëshiruar në Shqipëri. Ndërkohë një proces tjetër po zhvillohet ndaj dy të akuzuarve Robin Arnold dhe Dino Kristodulu, të ekstraduar nga Londra për të njëjtin skandal.