Shtyhet afati i punimeve për “21 janarin” dhe “Masakrën e Tivarit”
08/07/2011 Komisionet hetimore
Komisioni hetimor i “21 janarit” dhe ai i “Masakrës së Tivarit” kanë shtyrë afatin e tyre të punimeve me 6 muaj. Në hapje të seancës së djeshme plenare, Kryetarja e Kuvendit i njoftoi deputetët për kërkesat e paraqitura nga një grup deputetësh për zgjatjen e afatit kohor të punës për komisionin hetimor për ngjarjet e 21 janarit dhe komisionin hetimor për masakrën e Tivarit. Pas njoftimit të Topallit, deputetët miratuan me 73 vota pro kërkesat për shtyrjen me 6 muaj të afatit të punës së komisionit hetimor për ngjarjet e 21 janarit dhe komisionit hetimor për masakrën e Tivarit. Komisioni hetimor parlamentar i masakrës së Tivarit, i cili përbëhet nga 13 deputetë, ka objekt hetimi zbardhjen e plotë të ngjarjeve dhe përgjegjësive të individëve, ideatorëve, ekzekutuesve, ndihmësve dhe bashkëpunuesve për masakrën e Tivarit, të ndodhur në fund marsi-fillim prilli të vitit 1945. Do bëhet zbardhja e plotë e së vërtetës historike për masakrën e Tivarit të vitit 1945 dhe nxjerrja e përgjegjësive shtetërore dhe individuale e personave që me veprimet apo mosveprimet e tyre kontribuuan, lejuan dhe ndihmuan në kryerjen e saj. Ndërsa komisioni hetimor i Kuvendit i “21 janarit” është ngritur për të hetuar veprimtarinë e institucioneve shtetërore për zbulimin, identifikimin, përballimin, neutralizimin, pengimin dhe ndëshkimin e veprimit të organizuar kriminal për dhunimin e institucioneve dhe përmbysjen e rendit kushtetues në datën 21 janar 2011.