Shtyhet afati për prokurimin e rrugëve
Qeveria i jep mundësi Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve të vijojë me prokurimin e fondeve të mbetura, duke mos i djegur ato. Sikurse ekziston një vendim që ndalon prokurimet që nga data 3 gusht dhe lejohen vetëm me urdhër të Kryeministrit për raste të veçanta, Berisha, në mbledhjen e djeshme aprovoi shtyrjen e afatit për tenderët dhe lidhjen e kontratave, deri në datën 20 dhjetor, pra 10 ditë pas mbylljes së vitit buxhetor. Të njëjtin fat ka pasur edhe Ministria e Brendshme, kurse Gardës i është lejuar mbyllja e tenderëve brenda datës 7 dhjetor. Caktimi i datave për mbylljen e prokurimeve i jep nxitje institucioneve që të mos zvarrisin projektet dhe shmang mundësinë e abuzimin për të mos abuzuar me paratë e mbetura në fund të vitit (shpërblime apo blerje).