E Shtunë, 31 Tetor 2026

Statusi në BE, Tadiç: I pamundur pa mbështetjen e Gjermanisë

BEOGRAD - Presidenti serb Boris Tadiç deklaroi se Serbia nuk mund të marrë statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian pa mbështetjen e Gjermanisë, që është "motori" i zgjerimit të BE.

“Ne duhet të kemi dialog më të thellë me Gjermaninë, ne duhet t'ia shpjegojmë qëndrimin e Serbisë, sepse pa mbështetjen e Gjermanisë, Serbia nuk mund të marrë statusin e kandidatit",- theksoi Tadiç për agjencinë e lajmeve “Beta” në Beograd.

Sipas Tadiç, pengesa më e madhe në rrugën për statusin e kandidatit ishte kërkesa që Serbia të heqë dorë nga Rezoluta e Këshillit të Sigurimit 1244.

Tadiç theksoi se Serbia nuk kishte hequr dorë nga Rezoluta, sepse, siç theksoi ai, ky ishte akt detyrues i OKB-së që përcakton integritetin e Serbisë në Kosovë dhe në bazë të së cilës është e mundur të gjendet një zgjedhje e qëndrueshme.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›