E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet dosja Gerdeci

Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu nuk do te mund te ndiqet penalisht per akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria e Pergjithshme pa autorizimin e kuvendit te ardhshem. E thene me fjale te tjera Gjykates se Larte do ti duhet te pezulloje gjykimin e dosjes se Gerdecit menjehere sapo Mediu te fitoje imunitet parlamentar. Pas ketij momenti organit qendror te akuzes serish i lind e drejta te kerkoje heqjen e imunitetit ndaj te akuzuarit Fatmir Mediu per tragjedine e 15 Marsit.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›