E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtarakët e Gërdecit: Na gjykoni ndaras civilëve

06/07/2009  Avokatët e të pandehurve, gati kërkesën për të veçuar dosjen në gjykatë

Kërkesa ende s’është bërë publike, s’pranohet gjykimi në një sallë me Delijorgjin

TIRANË- Dosja “Gërdeci” duket se do të ketë edhe një ndarje të dytë pas asaj që iu bë në Gjykatën e Lartë. Pas dërgimit të dosjes voluminoze në Shkallën e Parë të Gjyqësorit dhe hedhjes së shortit që i ra në duar gjyqtarit Ridvan Hado, ka dalë një tjetër pengesë. Ashtu si gjyqtarët që ende nuk kanë një sallë gjyqi për të përballur volumin, edhe mbrojtja kërkon të bëj diçka. Burime pranë gjykatës së Tiranës bëjnë të ditur se avokatët e të pandehurve të akuzuar për abuzime në detyrë, të cilat më pas sollën tragjedinë e Gërdecit më 15 mars, do të kërkojnë veçimin e dosjes. Janë të pandehurit me status ushtarak ata që do të bëjnë një kërkesë të tillë për të mos qenë në të njëjtën bankë me të akuzuarit direkt të kësaj ngjarjeje tragjike. Avokatët pretendojnë të ndajnë çështjen e të pandehurve ushtarak nga Mihal Delijorgji, Dritan Minxhozi, Ylli Pinari, Shkëlzen Madani. Sipas të njëjtave burime, gjeneral Luan Hoxha nuk mund të gjykohet në të njëjtën sallë dhe nga i njëjti trup gjykues që do të gjykohet Delijorgji dhe Minxhozi. Ndërkohë që kërkesa ende nuk është depozituar në gjykatë, kjo pritet brenda pak ditëve të bëhet publike. Pas depozitimit të kërkesës do të jetë gjykata ajo që do të vendos për fatin e kësaj dosje, e cila nga dita në ditë kërkon vetëm të copëzohet. Ndërsa edhe gjykata ka hedhur një hipotezë të tillë. Shkalla e Parë e ka tepër të vështirë të nisë një proces me një dosje voluminoze dhe numrin e të pandehurve të lartë. Shkak është mungesa e sallave të gjyqit, si dhe infrastruktura e nevojshme për të bërë të mundur një gjyq me standarde. Edhe pse një pjesë e mirë e të pandehurve janë në gjendje të lirë, ata kanë avokatët mbrojtës. Janë 28 të pandehur që kanë kaluar në shkallën e parë. Edhe pse shorti është hedhur dhe gjykata ka caktuar gjyqtarin që do të drejtojë procesin, data për fillimin e gjyqit nuk ka filluar. Një vendim, pas kërkesës që do të depozitohet nga avokatët mund të merret në seancën e parë gjyqësore, menjëherë pas depozitimit të kërkesave paraprake. Të gjithë të pandehurit me status ushtarak akuzohen sa kanë pasur dijeni për gjithë veprimtarinë që zhvillohej në Gërdec. Madje besohet se një pjesë e këtyre personave kanë firmosur dokumente që kanë favorizuar drejtuesit e fabrikës së çmontimit të fishekëve, të cilët më pas niseshin për tregti jashtë vendit.

Ushtarakët e dosjes

Elita e ushtrisë

Shef i Shtabit Luan Hoxha

Zv/shef i Shtabit Agim Lala

Komandant i forcave të bashkuara Gjeneral Shpëtim Spahiu

Komandat i forcave mbështetëse Zija Baja

Drejtor i Logjistikës së shtabit Dashnor Caushi

Uzinat ushtarake

Fiqiret Mato, drejtor i uzinës mekanike Gramsh

Lavdi Shatro, drejtor i Kombinatit Mekanik Poliçan

Komisioni i çmimeve të fishekëve

Rezart Tërshana

Besnik Dauti

Agim Babameto

Komisioni i çmimeve të municioneve të rënda

Gëzim Oshafi

Denis Hajdari

Jorgo Mino

Fatbardh Kuci

Komisioni i kategorizimit të municioneve

Zenun Fero

Hysni Cocka

Hilmi Lacaj

Dashnor Caushi

Fari Toska

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›