E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kapen 120 gram heroinë dhe një armë luftarake

06/07/2009  Operacioni “Kutia e parfumit”

KORÇE- Policia e Korçës në saje të operacionit të koduar “Kutia e parfumit” ka bërë të mundur kapjen e një adoleshenti për veprën penale të prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike, por në të njëjtën kohë është arrestuar edhe një person tjetër Vasjan N., i cili atë çast kishte qenë nën shoqërinë e adoleshentit, por që gjatë kontrollit që iu bë në shtëpinë e tij, iu gjet një armë luftarake. Nga burimet e policisë mësohet se hetimet e mëtejshme sollën edhe një arrestim tjetër, atë të Mikell Ç., i cili kishte pasur lidhje me lëndën narkotike që iu kap shtetasit S.LL. 18 vjeç, banor i qytetit të Korçës. Për realizimin e këtij operacioni, bëjnë të ditur burimet e policisë, u deshën disa ditë pune për vënien nën mbi këqyrje të vet personit që merrej më shitjen e lëndëve narkotike, çka solli dhe finalizimin e operacionit “Kutia e parfumit”. Nga ky operacion, shpjegojnë më tej burimet e policisë, u kap në flagrancë shtetasi S. Ll, i datëlindjes 14.05.1992, lindur dhe banues në Korçë, të cilit në momentin e kapjes iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi prej 120 gr lënde narkotike e ngjashme me atë të llojit heroinë si dhe një peshore elektronike. Në momentin e kapjes së shtetasit S.Ll, vijojnë burimet e policisë, i pranishëm ishte dhe shtetasi Vasjan N., i datëlindjes 02.01.1991, lindur dhe banues në Korçë, të cilit nga kontrolli i mëpasmë i banesës së tij iu gjet dhe iu sekuestrua një arme luftarake dhe një sasi fishekësh. Nga hetimet paraprake të kryera rezultoi se sasinë e heroinës ta kapur shtetasi S. Ll e kishte marrë nga shtetasi Mikel Ç., i datëlindjes 27.07.1987, lindur dhe banues në Korçë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›