Ekzekutimi i Deliut dyshohet të jetë kryer nga banda e Yzberishtit
06/07/2009 Në disa dëshmi rezulton se 32-vjeçari kishte lidhje me anëtarët e grupit
Mendohet se rivalët kanë paguar vrasës për eliminimin e njëri-tjetrit
TIRANE- Ekzekutimi i Elton dhe Flutura Deliut mund të jetë kryer nga anëtarët e grupit kriminal që vepron në zonën e Yzberishtit. Të paktën kështu janë shprehur disa burime pranë zyrës që heton krimet e rënda në policinë e Tiranës. Të nisur nga disa dëshmi që kanë mundur të marrin gjatë procesit hetimor të kryer në shërbim të disa vrasjeve seriale të ndodhura kohët e fundit në Yzberisht si dhe të ndodhur përballë një fakti se 32-vjeçari Deliu, kishte mundur t’i shpëtonte një atentati në Kombinat, ekspertët e kësaj zyre kanë hedhur dyshime të forta se djaloshi nga Tirana Elton Deliu ka pasur lidhje të ngushta me eksponentët kriminalë të Yzberishtit. Burimet shtojnë se prishja e tyre me pazaret e drogës si dhe konfliktet që filluan pas atentateve të njëpasnjëshme të 32-vjeçarit, mund të kenë qenë motivi kryesor i vrasjeve për hakmarrje që kanë ndodhur në Tiranë. Nga veprimet hetimore si dhe nga ndërtimi i dinamikës së ngjarjeve, mendohet se të dy grupet kriminale kanë paguar persona të ndryshëm për të ekzekutuar njëri-tjetrin. Madje hetuesit kanë provuar se për t’ju shmangur atentateve, 32-vjeçari Deliu kishte mundur të blinte edhe 3 makinë të blinduara, të cilat nuk i hynë punë. Burimet nuk pranojnë të japin të dhënë konkrete, por theksojnë se nga disa dëshmi që janë administruar për disa vrasje të ndodhura në Yzberisht, ka dalë edhe emri i 32-vjeçarit që u ekzekutua në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Aktualisht ekspertët e policisë po punojnë maksimalisht për gjetjen e provave të tjera, në mënyrë që të zbardhin plotësisht lidhjet e dyshimta midis bandës së Yzberishtit dhe asaj të Elton Deliut. Ky i fundit është dënuar njëherë për trafik droge dhe pas daljes nga burgu i ka shpëtuar dy atentateve, ku njërin ia kanë kryer në Kombinat dhe tjetrin në rrugën e “Barrikadave”. Ndërkohë që edhe një atentat i kanë bërë nënës së tij në lokalin që ndodhet pranë ekspozitës.