Shtyhet gjyqi mes ERE dhe OSSH
Pas seancës së parë, kur palët janë njohur me çështjen, dita e djeshme ishte caktuar si pjesa e dytë e gjyqit ku do të prezantoheshin pretendimet e palëve. Mësohet se gjyqi është shtyrë për shkak se mungonte njëri nga specialistët e ERE-s. Gjyqi mes ERE dhe OSSH lidhet me pretendimet e dy palëve për nivelin e humbjeve në rrjet, në bazën e të cilit caktohet çmimi i dritave. I gjithë synimi final është garancia 60 milionë euro, në rast se cenohet marrëveshja rregullatore. Në rast se OSSH fiton gjyqin, atëherë shuma në fjalë i merret qeverisë shqiptare si dëm për mosrritjen e dritave me 44 për qind.
#