Shtyhet gjyqi ndajDajtit, avokati kërkoikohë të njihet me provat
TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë ka shtyrë gjyqin në ngarkim të Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e 4 efektivëve të policisë më 7 gusht 2009 në Durrës.
Avokati mbrojtës i Dajtit kërkoi gjatë seancës kohë të mjaftueshme të njihet me provat e mbledhura nga prokuroria kundër klientit të tij. Ai gjithashtu pretendoi se në dosje, ndodhet edhe një dëshmi e cila sipas tij nuk i është dhënë palës mbrojtëse.
Sipas Dajtit, i cili ishte i pranishëm sot në gjykatë, një takim i tij me avokatin në burg për tu njohur me provat ishte ndërprerë nga mjekët.
Prokurori i çështjes, Eugen Beçi kundërshtoi pretendimet e avokatit dhe të vetë Dritan Dajtit, duke thënë se ata kanë pasur kohë të mjaftueshme të njihen me dosjen që nga nëntori i vitit 2009 kur ajo u është dhënë në dorëzim.
Ndërkohë trupi gjykues vendosi të shtyjë për 15 ditë seancën për ti lënë kohë avokatit të njihet me dosjen ndërsa refuzoi kërkesën e Dritan Dajtit për ndryshimin e trupës gjykuese.
Dritan Dajti akuzohet se ka vrarë më 7 gusht 2009, efektivat e policisë Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feska dhe Fatos Xhani. Agjentët e policisë tentuan arrestimin e Dajtit por ndeshën në rezistencë të armatosur.
(e.n/News24/BalkanWeb)