Fule dorëzon raportin në Kryeministri e Presidencë
TIRANE-Ambasador i BE në Tiranë, Ettore Sequi ka dorëzuar sot rerth orës 16:00 raportin e Komisionit Europian në Kryeministri. Sipas informacioneve të para mësohet se ambasadori Sequi i ka dorëzuar kryeministrit Berisha raportin, ndërsa pritet edhe një prononcim për mediat nga kreu i qeverisë shqiptare.
Në orën 17:00, pritet që Sequi të dorëzojë raportin dhe në Presidencë ndersa ora 18:00 raporti mberrin dhe ne seline e PS.
Më herët në raportin për Shqipërine, komisioneri Fule ka theksuar mungesen e progresit të plotë.
“Ne identifikuam 12 prioritete duke i adresuar përpara hapjes së dialogut. Progresi është penguar nga stanjacioni politik dhe bojkoti parlamentar, pavarësisht përpjekjeve tona për të mbështetur progresin. Së fundi kemi pasur disa sinjale pozitive, si vendosja e dialogut mes partive politike. Kjo është urgjente për të lejuar progresin”- tha Fule.
(d.b/BalkanWeb)