E Hënë, 2 Nëntor 2026

Shtyhet masa e sigurisë

18/05/2005  Pengmarrësi i kryegjyqtarit

PERMET - Shtyhet masa e arestit për Klement Ndinën. Gjatë ditës së djeshme, pritej që të merrej masa e sigurisë për të akuzuarin si pengmarrës të kryetarit të Gjykatës së Përmetit, Astrit Shema. Gjithsesi, gjatë ditës së djeshme, nuk janë bërë të ditura motivet e mosmarrjes së një mase të tillë, por burime nga prokuroria e policia kanë bërë të ditur se masa pritet që të merret gjatë ditës së sotme. Klement Ndina akuzohet se ka rrëmbyer për mëse një orë, nën presionin e një arme pistoletë, kreun e Gjykatës së Përmetit, Shemen. Ai e ka kërcënuar me jetë, duke e detyruar që të lëviz nëpër qytet me pistoletë në kokë. Ngjarja e rrallë, ku është përfshi një ndër krerët e drejtësisë lokale, ka ndodhur paraditen e së premtes së javës së kaluar, rreth orës 10.00.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›