E Hënë, 2 Nëntor 2026

Fluks turistësh në Sarandë

18/05/2005  Vizitorët e huaj nga Evropa e SHBA

SARANDE - Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë Sarandën.

Pas një periudhe ku numri i vizitorëve të huaj që vinin në Sarandë ishte i ulët, javën që kaloi ky numur ka pësuar një rritje. Burime zyrtare nga porti i Sarandës, thanë se nga dita e hënë deri të shtunën e javës së kaluar, kanë vizituar Sarandën 800 turistë. Shifra është pesë herë më e lartë nga ajo e javëve të kaluara. Të njëjtat burime vunë në dukje se në periudhën 15 prill - 15 maj, Saranda është vizituar nga 1350 turistë. Vizitorët janë nga Britania e Madhe, Gjermania, Zvicra etj. Shumë prej vizitorëve të ardhur në qytetin e Sarandës kanë qenë edhe nga shtete të ndryshme të SHBA. Një vit me parë Saranda dhe pikat e saj turistike u vizituan sipas statistikave nga 20 mijë turistë të huaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›