Shtyhet premiera e "Virginia Woolf"
Shtyhet sërish premiera e dramës "Kush ka frikë nga Virginia Woolf". Dje duhet të mbahej konferenca e prezantimit të premierës që do të vihet në skenë prej regjisorit të ri nga Maqedonia, Kushtrim Bekteshi, me interpretimin e aktorëve Eva Alikaj, Viktor Zhusti, Eftiola Laçka dhe Helidon Fino. Nuk dihet ende një datë e saktë për premierën, pasi aktorja Eftiola Laçka është dëmtuar pas një incidenti në skenë. Gjatë provave të kësaj shfaqjeje ka pasur disa herë probleme të natyrave të ndryshme. Ndërkohë që njihen edhe raste të tjera incidentesh gjatë vënies në skenë të kësaj shfaqje. I tillë është rasti i aktores Mariangela Melato, e cila pësoi dëmtime në shtyllën kurrizore gjatë interpretimit. Vepra e njohur e dramaturgut amerikan Edeard Albee, trajton gruan në përgjithësi në ambientin e saj familjar, në luftë me problemet e përditshme, në raport me bashkëshortin dhe dyshimet që lindin në këtë marrëdhënie.