E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet privatizimi i kompanisë së sigurimeve INSIG

• Shtyhet afati i privatizimit të kompanisë së sigurimeve INSIG. Komisioni i Ekonomisë ka miratuar dje projektligjin“Për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së rishitjes së aksioneve të INSIG sh.a, ndërmjet Ministrisë së Financave, që vepron në emër të shtetit shqiptar, Korporatës Financiare Ndërkombëtare (IFC) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)”. Qëllimi i këtij projektligji për ratifikimin e ndryshimit të marrëveshjes së mësipërme, synon shtyrjen e afatit të përfundimit të procedurave për identifikimin e investitorit strategjik, të pranueshëm për BERZH-in dhe IFC-në, deri në dhjetor 2008. Sipas formulës së privatizimit të kësaj shoqërie, 61 për qind e aksioneve u ofrohen për shitje investitorëve strategjikë, të cilët përzgjidhen në bazë të procedurave të përcaktuara nga Ministria e Financave, me tender të hapur ndërkombëtar, brenda datës 31 dhjetor 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›