E Shtunë, 31 Tetor 2026

Depresioni vetevaret ne kasolle 42-vjecarja

Ne tentativa te herepashershme per te ndeshkuar vetveten dje i ka dhene fund jetes. Nje 42-vjecare ne depresion ka pasur fund tragjik ndersa ne kushtet e nje depresioni te rende ajo eshte vetevarur. Ngjarja ka ndodhur ne Fushe-Preze te Tiranes dhe sipas informacionit te policise 42-vjecarja eshte larguar nga dhoma e gjumit ne mesnate per tu vetevarur ne kasollen e bagetive. Ishin te afermit e saj ata qe pasi kane degjuar nje zhurme zbuluan se njeriu i tyre po vetevarej. Me shpejtesi kane njoftuar policine si dhe kane marre Violeta Hamatin per ta derguar ne Spitalin Ushtarak me shprese se mund te shpetohej nga mjeket. Cdo tentative ka qene e kote me gjithe deshiren dhe vendosmerine e bluzave te bardha per ta lene ne jete. Demtimet e renda qe ajo kishte pesuar nga litari nuk dhane asnje shprese per jeten e saj por pas pak kohe vdiq. Sipas hetimeve te policise mbeshtetur edhe ne deshmite e familjareve te saj ngjarja ka per motive depresionin. Te afermit e viktimes kane treguar se 42-vjecarja ka tentuar edhe here te tjera te kryeje te njejtin veprim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›