E Shtunë, 31 Tetor 2026

Videoja Meta-Prifti, ekspertë të huaj për të vërtetuar autenticitetin

Ekspertë amerikanë pritet që të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri për të vërtetuar autenticitetin e videos së bisedës Meta-Prifti. Por pse do të jenë ekspertë amerikan ata që do të verifikonë kasetën dhe jo ekspert të një shteti tjetër?

Burime nga prokuroria e përgjithshme bënë të ditur se një nga shkaqet dhe arsyet është sepse njësi task forcë në prokurorinë e Tiranës e cila po heton këtë çështje ka një projekt të financuar nga UPDAT, “Sfida e mijëvjeçarit” dhe të gjithë këta prokurorë janë trajnuar nga eksperët amerikanë.

Por pse kërkohen ekspertë të huaj dhe jo shqiptarë. Ndërkohë burime nga organi i akuzës bënë të ditur se në prokurorinë shqiptare nuk ka asnjë strukturë të posaçme për të bërë të mundur ekspertimin e videos.

Ndërsa mësohet se nuk mund të merren ekspert provat shqiptarë kjo për shkak të rëndësisë që ka kjo çështje dhe personazheve të përfshirë në të dhe për të shmangur çdo abuzim të mundshëm që mund të bëjë eksperti shqiptarë, duke dyshuar edhe në korruptimin e tij.

Ndërkohë që ekspertët amerikan janë të pavarur dhe për këtë arsye organi i akuzës ka kërkuar këta ekspertë për të vërtetuar nëse përgjimi i bisedës të ish zv.kryeministrit Ilir Meta dhe ish ministrit të Ekonomisë Dritan Prifti ka ndërhyrje ose jo, është autentikte ose jo?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›