Zjarr te Ali Demi vdes roja i pallatit
Një zjarr i rënë pranë markatës së vjetër në zonën e “Ali Demit” i ka marrë jetën rojes së parkingut të kompleksit të pallateve. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në bodrumin e një pallati të ri në afërsi të urës së Shkozës.
Viktima mësohet të jetë 47-vjeçari Alfred Mersuli, i cili ka qenë në gjumë në kohën kur ka rënë zjarri.
Lajmi konfirmohet për abc neës nga shefi i zjarrfikësve Dilaver Laci, i cili ka asistuar personalisht në shuarjen e flakëve. Ai tha se 47 vjeçari ka qenë në gjumë dhe është asfiksuar.
Forca të shumta zjarrfikëse dhe të rendit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i zjarrit të ketë qenë ndodhje ngrohëse apo bombol gazi, që roja kishte ndezur për të ngrohur, ndërkohë që policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.