Ushtria e Kolumbisë shton nivelin e gatishmërisë
Kolumbia ka tërhequr vërejtjen se forcat e veta të armatosura janë ngritur në nivel maksimal të gatishmërisë dhe se janë të përgatitura që të mbrohen nga çfarëdo sulmi i mundshëm, pas ngritjes së tendosjeve me Venezuelën fqinje.
Ministri kolumbian i Mbrojtjes, Gabriel Silva, bëri këtë kumtesë, pas takimit të Këshillit për Siguri Kombëtare, i cili u zhvillua në qytetin Arauca, në brezin kufitar me Venezuelën.
Ai theksoi se presidenti Alvaro Uribe dhe forcat e armatosura të Kolumbisë dëshirojnë të ruajnë qetësinë, ngase janë të vetëdijshëm se ekzistojnë forca provokuese, të cilat veprojnë në anën tjetër të kufirit.
Megjithatë, kjo nuk do të thotë se ne nuk jemi të përgatitur, për të parandaluar çfarëdo agresioni të mundshëm ndaj Kolumbisë, ndaj kolumbianëve dhe ndaj territorit tonë, tha Silva.