Veliaj e Braçe: Berisha "arratiset" nga Gërdeci
Opozita akuzoi dje Kryeministrin se
dhjetë muaj nga ngjarja e Gërdecit
është përpjekur vetëm të shmangë
hetimin e prokurorisë. "Dhjetë muaj
më pas, Gërdeci nuk është një stacion politik,
por një gjurmë e qartë, e fortë e krimit
të organizuar, në kulm të të cilit qëndron
Sali Berisha", u shpreh Erion Braçe. Sipas
tij, ajo çka ndodhi nuk është një aksident
teknologjik, por një vrasje shtetërore, me
vendim qeverie dhe ligj të Kuvendit, të
firmosur nga Sali Berisha e Jozefina Topalli.
"Personazhet e tij nuk janë anonimë,
por tre ministra, kryeministra, deputetë,
familjarë e klientë të tyre. Procedura se si
u ndërtua Gërdeci përfaqëson sot sistemin
qeverisës në Shqipëri, unik, i
paligjshëm, korruptiv, antipopullor, pasurues,
pa të drejtë me para të
paligjshme", nënvizoi Braçe. Ai insistoi se
Berisha ka punuar çdo ditë në këto 300
ditë për të penguar hetimin. Sakaq, dje,
drejtuesi i G99, Erion Veliaj, ishte në Gërdec,
ku u takua me banorë të këtij fshati,
të cilët kanë humbur të afërmit. Duke
shpjeguar se ndodhej në Gërdec me
qëllimin për të mos harruar këtë tragjedi,
Veliaj u shpreh i indinjuar për paaftësinë
e qeverisë dhe të Kryeministrit Sali Berisha
për t‘u akorduar familjarëve të viktimave
pensionet e nevojshme që ata të
rrisin fëmijët tashmë jetimë të kësaj
tragjedie. "Veç kësaj, këta banorë nuk
kanë mundur të përfitojnë as edhe një
qindarkë nga gjithë ato miliona lekë që
shqiptarët me zemër bujare i dhuruan
në formë donacioni për këta banorë", u
shpreh Veliaj. Ai tha se "të gjitha tentativat
për të tejzgjatur këtë proces janë përpjekje
patetike dhe të kota". "Qeveritarët
tanë, shtoi Veliaj, të mos harrojnë se
përveç gjykimit nga ana e institucioneve
përkatëse, çështja e Gërdecit po kalon
edhe në një gjykim nga opinioni publik,
gjykim nga i cili tashmë shkaktarët e
vërtetë të kësaj tragjedie, janë shpallur
fajtorë". Kreu i G99 komentoi dhe
dorëheqjen e prokurorit të çështjes:
"Prokurori Shtylla është viktima e parë e
ligjit aq të kontestuar nga i gjithë komuniteti
ndërkombëtar, ligjit të dosjeve"