Shtyp për vdekje motrën 6-vjeçare
03/09/2009 Me kamionin e atë atit
DURRES- Ka gjetur vdekjen nën gomat e kamionit të të atij një vajzë 6 vjeçe, e cila është shtypur në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme brenda në oborrin e shtëpisë. Viktima quhet E.P. e lindur në Stalla të Katundit Sukth në komunën Katund i Ri. 6-vjeçarja nuk i ka shpëtuar vdekjes dhe sipas policisë nuk ka qenë i ati autori i aksidentit të rëndë, por vëllai i viktimës. A.P 16 vjeç ka hipur në mëngjes në kamionçinën e babait dhe në kohën që ka manovruar për ta çuar prapa nuk ka parë të motrën. Kanë qenë persona të tjerë që pasi kanë dëgjuar britmat e vajzës së vogël kanë vrapuar për të ndaluar kamionçinën, por gjithçka ka qenë e pamundur për të shpëtuar jetën e vajzës së mbetur nën gomat e mjetit të rëndë. Kanë qenë të afërm të babait të fëmijëve, K. P. ata që kanë njoftuar policinë për ngjarjen e rëndë të ndodhur në oborrin e shtëpisë, ndërkohë që autori i aksidentit është lënë në gjendje të lirë për shkak të moshës dhe nën mbikëqyrjen e kryefamiljarit. Vajza e mitur ka qenë duke luajtur pas kamionçinës dhe nuk ka ndier zhurmën e kamionçinës që ecte prapa. Në çastin që ajo është prekur nga goma ka tentuar të largohet, por është rrëzuar përtokë, ndërsa goma e ka përshkuar mes për mes trupit.