Vendimi për Afganistanin pas Ditës së Falënderimit
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, do të pres deri pas Ditës së Falënderimit, të cilën amerikanët do ta shënojnë më 26 nëntor, për të kumtuar vendimin e tij se a do të dërgojë apo jo forca shtesë në Afganistan, ka theksuar zëdhënësi i tij, Robert Gibbs.
I pyetur se a do të pret Obama deri pas përfundimit të festës, për të kumtuar vendimin e tij, Gibbs u përgjigj me po.
Obama ka zhvilluar një seri të takimeve prapa dyerve të mbyllura me këshilltarët e tij kryesor-përfshirë këtu edhe me komandantin e forcave amerikane në Afganistan, gjeneralin Stanley McChrystal, për të diskutuar për fushatën në Afganistan dhe për metodat, të cilat nevojiten për të realizuar synimet në këtë vend.
McChrystal ka kërkuar 40 mijë ushtarë shtesë në Afganistan dhe ka tërhequr vërejtjen se lufta në Afganistan mund të humbet, nëse presidenti nuk dërgon forca shtesë. Por Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se Obama është duke shqyrtuar katër opsione të ndryshme.
Gibbs nuk qartësoi se kur mund të zhvillohet takimi i radhës i Obamës me këshilltarët e tij, por Shtëpia e Bardhë ka theksuar se pritet që ai të zhvillojë së paku edhe një takim me këshillin e tij të luftës.