Shtypi gjerman: NATO-s i nevojitet ende shtetit i Kosovës
BERLIN - Duke shkruar për vizitën e ministrit gjerman të Mbrojtjes Karl-Teodor Gutenberg, në Kosovë gazeta "Noje osnabryker cajtung" pohon se "NATO-s polikisht ende i nevojitet shtetit të ri të Kosovës, si siguri, pasi tensioni ndërtenik ende ekziston".
E megjtihatë shton gazeta, "Popullsia është e interesuar për normalizim, për ekzistencë të siguruar. Serbia nuk është më në pozicion të kthimit agresiv në Kosovë. Sepse ky vend varet tepër shumë nga Bashkimi Evropan; për zhvillim i nevojiten tregje të reja dhe integrime rajonale", konstaton gazeta.
Por sipas berlinezes do të ishte gabim që NATO shumë shpejt të shkojë nga Kosova sikur nga Bosnja, para se të vendosë themelet e zhvillimit i cili më nuk mund të kthehet prapa. "Paralajmërimi i Presidentit francez që së shpejti të dalë nga KFOR-i shkon në drejtim të gabuar. Ajo inkurajon forcat të cilat nuk dëshirojnë ndryshime. Qëndrim më të mirë ka qeveria gjermane, e cila angazhohet për tërheqje hap pas hapi, si dhe për mirëkuptim më të mirë brenda NAT0-s", vlerëson kjo gazetë gjermane.
(d.b/BalkanWeb)