E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonezet festojne celjen e lules se qershise

TOKIO- Pranvera ka nisur e po kështu edhe fiksimi japonez pas luleve të qershive.

Qershitë e kuqe ose "sakura" siç njihen në këtë vend janë në lulëzim të plotë, duke treguar se ka ardhur koha për piknik në park nën hijen e qershive.

Edhe pse lulet e qershive çelin çdo vit japonezët ngazëllehen gjithnjë nga pamja e tyre. Në parkun Yoyogi, njerëzit pritën me orë të tëra për të rezervuar vendet më të mira për të admiruar këto pemë piktoreske.

Festa që lidhen me vërshimin e luleve quhen "hanami", ose "kundrim lulesh" në gjuhën e vendit,dhe janë një traditë pranverore që përcillet brez pas brezi mes familjesh, miqsh e kolegësh.

"Lulet e qershirë në park janë tepër të hijshme e të lezetshme" thote katër vjeçari Akari Minami.

Deri në mesditë parku Yoyogi ishte mbushur me adhurues të modës të rinj në moshë të cilët shpalosnin stilet më të fundit Harajuku.

Një grup vajzash me krehje pank rrok ose fëmijënore tip "Lolita" u ulën për orë të tëra nën pemët e qershive duke folur për grupet e tyre të parapëlqyer rrok në vend.

Një nxënëse 15 vjeçare, e cila mban pseudonimin Harajuku "Tetsu", tha se kishte veshur një fustan ngjyrë qershie e një paruke për të ngjasuar si lule qershie. "Lulet e qershisë janë në lulëzim të plotë. Kjo është diçka e mrekullueshme" tha Tetsu.

Festat nën pemët e qershive mund të zgjasin një ditë e një natë të tërë, sidomos gjatë fundjavës.

Meqenëse lulet e qershisë janë jetëshkurtra dsa japonezë thonë se brishtësia e petalevetë të tyre shërben si një kujtesë për brishtësinë e jetës.

Në Japoni lulet e qershive lidhen me një fillim të ri pasi viti i ri financiar dhe ai shkollor nisin më 1 Prill.
(Sokol Topi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›