PE, Pitela: Rëndësi për integrimin stabiliteti politik
TIRANE-Një tjetër apel për bashkëpunim nga Parlamenti Europian në adresë të politikës shqiptare. Një ditë pas takimit të raportuesit për Shqipërinë në PE në Presidencë, sot me kreun e shtetit shqiptar Bamir Topi është takuar zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, zotin Xhovani Pitela.
Zyra për shtyp e Presidentit bëri të ditur se në bisedën mes tyre, Pitela, duke shprehur besimin se Shqipëria do të arrijë të përmbushë me sukses dhe sa më shpejt detyrimet integruese për në BE, theksoi rëndësinë që ka qëndrueshmëria politike në vend për këtë proces. Më tej Zoti Pitela vlerësoi lart rolin pozitiv e moderues të Presidentit Topi për zgjidhjen e ngërçit aktual politik duke vënë në pah gjithashtu edhe rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në konsolidimin e paqes e stabilitetit në rajonin Ballkanit Perëndimor dhe në integrimin e këtij rajoni në familjen evropiane.
Nga ana e tij, pasi bëri një përshkrim të shkurtër të situatës politike aktuale në vend, Presidenti Topi si dhe shprehu dhe vullnetin për rritjen e kontakteve me Parlamentin Evropian.
Gjatë takimit, Presidenti Topi nënvizoi rëndësinë e mbarëvajtjes së procesit të liberalizimit të vizave, i cili do të sigurojë lëvizjen e lirë të shtetasve shqiptarë, si një hap përshpejtimi drejt integrimit në Bashkimin Evropian. “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE i shërben stabilitetit, demokracisë dhe zhvillimit ekonomik të këtij rajoni dhe afirmon njëkohësisht rolin e BE-së, si një organizatë ndërkombëtare me influencë të gjerë. Shqipëria kontribuon mjaft në rritjen e stabilitetit në rajon me anë të rritjes së bashkëpunimit me vendet fqinje, dhe jep garanci për zhvillimin e tij, duke luajtur kështu një rol të rëndësishëm", theksoi Presidenti Topi.
Presidenti Topi shprehu gjithashtu kënaqësinë për nivelin e shkëlqyer të marrëdhënieve politike me Italinë dhe theksoi se zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve dypalëshe në të gjitha fushat është mjaft i rëndësishëm.
Në takim ishte i pranishën edhe Ambasadori italian në Tiranë, Saba D’Elia.
Një ditë më parë në takim me Presidentin dhe figura të tjera të rëndëisshme të shtetit shqiptar ishte raporteri për Shqipërinë në PE, Chountis.
Mesazhet vijjën në një moment kur politika shqiptare ndodhet në një krizë pas mosmarrëveshjeve për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009.
(d.b/BalkanWeb)