Tentuan të vrasin me eksploziv, 2 në pranga
TIRANE-Dy persona janë prangosur sot në kuadër të një operacioni të koduar policor nën dyshimin se kanë tentuar të vrasin me eksploziv një person.
Operacioni policor i koduar “Rrezja X” ka arrestuar sot shtetasit Lulzim meta dhe Klodeta Metkola. Hetimet e këtyre ditëve rezultuan se shtetasit e lartpërmendur kanë tentuar të vrasin duke i vënë eksoploziv në banesë shtetasit E.Lezaj 34 vjec nga Tirana.
Ngjarja ndodhi në 22 Shkurt të këtij viti në “Rrugën e Durrësit”, ku Enderim Lezaj fatmirësisht shpëtoi nga atentati.
Sipas burimeve të Policisë së Tiranës, shpërthimi ndodhi në banesën e shoferit Enderim Lezaj, 34 vjeç, nga Burreli, i cili në momentet kur ka ndodhur shpërthimi nuk ka qenë në banesë.
Shpërthimi nuk ka shkaktuar dëme në njerëz përveç dëmeve të konsiderueshme materiale brenda në banesën ku jetonte 34- vjeçari bashkë me të fejuarën e tij. Mësohet se shpërthimi ndodhi nga brenda lavatriçes dhe është dëgjuar pothuajse nga të gjithë banorët që jetojnë brenda pallateve që njihen ndryshe dhe kompleksi malajzjan.
(d.b/BalkanWeb)