E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Te ngrihet Universiteti për Administratën

TIRANE- Kryeministri Sali Berisha kërkoi sot që të procedohet me shpejtësi për të ngritur Universitetin për Administratën Publike.

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, Kryeministri Berisha u shpreh se "ngritja e këtij universiteti është një domosdoshmëri për të trajnuar dhe shkolluar punonjësit e administratës publike".

Kreu i Qeverisë kërkoi që "gjatë kësaj jave të krijohet grupi i punës që të shqyrtojë të gjitha opsionet e funksionimit të këtij universiteti, duke marrë modele nga vendet anëtare të BE-së".

Sipas tij ngritja e këtij universiteti bëhet domosdoshmëri e ngutshme, në momentin e marrjes së vendimit nga KE për t'i ofruar Shqipërisë statusin e kandidati.

“ Shqipëria do të duhet të negociojë dhjetra kapituj të procesit të integrimit të plotë të Shqipërisë në BE. Ndaj është e domosdoshme që mbi baza tërësisht publike, apo mbi partneritetin publik-privat, të përzgjedhim modelin më funksionues dhe të ngremë një Universitet të Administratës Publike", tha Kryeministri Berisha.

Ai shtoi më tej se ekzistojnë mundësitë pranë Departamentit të Shërbimit Civil, por ky departament nuk e ka të thjeshtë të zhvillojë e konsolidojë atributet arsimore dhe edukative të një shkolle të mirëfilltë
(s.g/Balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›