E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtypi ndërkombëtar për demonstratën e opozitës



Lajmi i demonstratës së opozitës në Shqipëri bëri xhiron e botës. Protesta e së premtes ishte pjesë e protestave të opozitës shqiptare kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e saj për shkak të akuzave për korrupsion. Më shumë se 20 mijë persona besohet se morën pjesë në protestën e opozitës në Tiranë, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme. Partia kryesore e opozitës, Partia Socialiste, kërkoi zgjedhje të parakohshme pasi zëvendëskryeministri Ilir Meta dha dorëheqjen pas akuzave për korrupsion. Agjencitë më të mëdha ndërkombëtare të lajmeve i kushtuan vëmendje të posaçme protestës së udhëhequr nga “Opozita e Bashkuar” e kaloi më pas në akte të ndryshme dhune, rezultati i përkohshëm të së cilës pati tre të vdekur dhe shumë të plagosur, nga radhët e policisë dhe manifestuesve. Një ditë para fillimit, Ambasada e SHBA-së në Tiranë bëri thirrje që protesta të jetë paqësore dhe u bëri thirrje politikanëve, gjithashtu, të ulën tonin e deklaratave nxitëse. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë planifikuar deri në vitin 2013. Shqipëria, një anëtar i ri i NATO-s, është i etur për të treguar një përmirësim në standardet e saj zgjedhore dhe të institucioneve demokratike për të fituar anëtarësimin e mundshëm në Bashkimin Europian. “Disa protestues, - shkruante BBC-ja, - hodhën gurë të marrë nga muzeu i piramidës, pranë zyrës së kryeministrit Sali Berisha, dhe i vendosën zjarrin një makine policie dhe automjeteve të tjera”. BBC-ja veçon faktin se lideri i Partisë Socialiste, Edi Rama, u bëri thirrje mbështetësve të protestonin paqësisht”. Agjencia britanike e lajmeve, Reuters, i bëri dhe një analizë rrethanave që çuan në protestën e socialistëve, nga kërkesa e Partisë Socialiste për zgjedhje të reja, e deri te dorëheqja e ish-zëvendëskryeministrit Ilir Meta, të akuzuar për korrupsion një javë më parë nga Dritan Prifti, një ish-ministër dhe ish-anëtar i partisë së tij. LSI-së. “Dy persona vdiqën sot (dje) në Tiranë pas protestave të dhunshme midis policisë dhe qindra manifestuesve kundër qeverisë së kryeministrit konservator shqiptar, Sali Berisha”, - shkruante portali peruan, Terra.com, që citon edhe drejtorin e shërbimit të urgjencës në spitalin ushtarak, Sami Koçeku, të ketë thëne se ata kishin mbërritur të vdekur, pasi ishin goditur nga një distancë e afërt, ndërsa bëhet fjalë edhe për një numër më të madh të plagosurish. Ja dhe një pasqyrë e përgjithshme e reagimeve të medieve ndërkombëtare.

BBC
“Policia përplaset me protestuesit opozitarë”

“Policia në kryeqytetin shqiptar, Tirana, u përplas me mijëra mbështetë të opozitës, duke kërkuar zgjedhje të shpejta”, - shkruante agjencia britanike e lajmeve, BBC. “Protestat pasuan dorëheqjen e zëvendëskryeministrit, Ilir Meta, i cili ishte në qendër të një skandali për mashtrim”. Sipas BBC-së, opozita socialiste akuzoi qeverinë për korrupsion, abuzim të pushtetit. Shqipëria ka qenë në një situatë pa rrugëdalje qysh opozita kundërshtoi rezultatet e zgjedhjeve në vitin 2009. Shqipëria do të mbajë zgjedhjet lokale, më 8 maj, por zgjedhjet e përgjithshëm janë të planifikuara në vitin 2013.

REUTERS
“Dy të vrarë pas shpërthimit të protestave”

Dy njerëz u raportuan të vrarë teksa protestuesit luftuan me policinë jashtë zyrës së kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, të premten gjë një proteste për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë në lidhje me aferat korruptive”, - raportoi në shkrimin e saj, agjencia britanike e lajmeve, Reuters. Sipas saj mbështetësit e opozitës dhe Partisë Socialiste, kishin sulmuar policinë e vendosur jashtë zyrës së kryeministrit me gurë, shkopinj dhe ombrella. Dëshmitarët thanë se ishin rreth 20 mijë protestues, disa prej të cilëve thërrisnin “Fitore” dhe “Iku”. “U bëj thirrje për qetësi dhe maturi”, - citon Reuters, Presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, pas shpërthimit të dhunës.

ANSA
“Shqipëri: proteste, tre civilë të vdekur”

Agjencia kombëtare italiane e lajmeve, ANSA, shkruante se Tirana “u bë teatri i përplasjeve të dhunshme midis policisë shqiptare dhe manifestuesve të opozitës që protestonin kundër qeverisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Berisha”. “Bilanci, sipas burimeve spitalore, flasin për tre civilë të vrarë dhe të paktën 20 manifestues dhe 17 policë të plagosur”. ANSA veçoi faktin se një thirrje për qetësi ndaj të gjitha palëve nga Italia, përmes Ministrisë Jashtme, Farnesina. Një mesazh të ngjashëm dha edhe kreu i shtetit italian (Napolitano).

CORRIERE DELLA SERA
“Përplasje në Shqipër: 2 të vdekur

Degjenoroi në dhunë përplasja me policinë një manifestim i organizuar në Tiranë përpara selisë së qeverisë shqiptare. “Të paktën dy të vdekur, sipas një bilanci të parë, - citon “Corriera della Sera” agjencinë angleze “BBC”. Gazeta italiane përmend faktin se forcat e rendit ndërhynë duke lëshuar gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Sipas saj, Partia Socialiste, në opozitë, kërkon me forcë rikthimin e zgjedhjeve pas dorëheqjes së Ilir Metës, numri dy i qeverisë së Sali Berishës, të përfshirë në një skandal korrupsioni.

LA STAMPA
“Shqipëria në kaos, luftë guerile në Tiranë”

Gazeta italiane “La Stampa” në shkrimin e saj raportonte se agjentët e policë – të vendosur në selinë qendrore të qeverisë – iu përgjigjën duke lëshuar gaz lotsjellës lëshimit të objekteve dhe gurëve nga ana e manifestuesve. Sipas “La Stampa”-s, një eksponente e Partisë Demokratike të kryeministrit shqiptar Sali Berisha, Mesila Doda, e përcaktoi revoltën e sotme (djeshme) në Tiranë si një një tentativë për grusht shteti de vuri gjishin kundër liderit të Partisë Socialiste, Edi Rama. Gazeta citon dhe apelin për qetësi të Presidentit të Republikës, Bamir Topi.

The Canadian Press
“Policia përdori gaz lotsjellës”

“Protestuesit u përleshën me policinë dhe u mblodhën në shkallët e ndërtesës kryesore të Shqipërisë qeverinë e premte, pasi më shumë se 20.000 njerëz u mblodhën në kryeqytetin e vendit për t’i kërkuar qeverisë konservatore të thërrasë zgjedhje të parakohshme të përgjithshme”, - thuhej në artikullin e publikuar agjencinë kanadez “The Kanadian Press”. Sipas korrespodentit të kësaj agjencie, “policia u përgjigj me gaz lotsjellës, plumba gome dhe ujë me presion të fuqishëm duke shpërndarë disa qindra protestues të mbledhur në hyrje të ndërtesës kryesore të qeverisë së kryeministrit konservator, Sali Berisha”. Dhuna pasoi muajt e tensionit mes qeverisë dhe opozitës.

Sofia Neës Agency
“Protesta, pas akuzave për korrupsion”

Agjencia bullgare e lajmeve, me qendër në Sofje, Novinite. com, veçonte faktin se “mbështetës të Partisë Socialiste opozitare u përplasë me policinë në Tiranë ditën e premte gjatë një proteste”. Sipas “Sofia New Agency”, përplasja u bë e dhunshme pasi një grup i vogël i protestuesve sulmoi policët me gurë dhe shkopinj. “Policët u kundërpërgjigjën duke gaz lotsjellës dhe ujë për të shpërndarë turmën”, -shkruante Bullgaria News (BGNES). “Të paktën shtatë persona – protestues dhe oficerë policie – raportohet se mbetën të plagosur”.

22 Janar 2011

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›