Ekzekutohet botuesi i famshëm, shteti i shpall luftë mafies
Kroacia i ka shpallur luftë
krimit të organizuar pas
vrasjes së njërit prej botuesve
më të famshëm të shtypit në
vend. Ai humbi jetën mbrëmjen
e së enjtes, në Zagreb, nga nja
autobombë. Ivo Pukaniç, 47 vjeç,
botues i të përjavshmes shumë të
suksesshme në vend "Nacional",
i njohur për hetimet e tij ndaj
aferave korruptive dhe krimit
të organizuar, u vra pas shpërthimit
të një bombe të detonuar
në pjesën e pasme të makinës
së tij, një "Lexus", e cila ndodhej
në zyrat e revistës. Niko Franiç,
menaxheri i marketingut, humbi
gjithashtu jetën nga shpërthimi.
"Bota kriminale ka bërë një sfidë
në paprecedentë", deklaroi Presidenti
kroat, Stiepan Mesiç, në
mbledhjen e jashtëzakonshme të
Këshillit të Sigurisë Kombëtare,
e cila u zhvillua menjëherë pas
kësaj ngjarjeje. "Ky është një
moment kur shoqëria jonë duhet
të qëndrojë si një e vetme, pasi
çështja me të cilën përballemi
është: shteti i ligjit, apo ligjet e
tyre janë ato që do të na qeverisin,
pra ligjet e mafies, terroristëve
dhe kriminelëve". Vrasja
e Pukaniç është e fundit në një
sërë sulmesh kundër gazetarëve,
biznesmenëve dhe juristëve që
kanë lidhje me klanet e krimit
të organizuar. Në fillim të këtij
muaji, Ivana Hodak, vajza e një
juristi të shquar, u qëllua dhe u
vra me armë zjarri para shtëpisë
së saj. Ministri i Brendshëm dhe
ai i Drejtësisë u pushuan menjëherë pas vrasjes së saj dhe qeveria
lajmëroi sulmin ndaj krimit
të organizuar, një ndërmarrje që
duket se nuk ka ndonjë rezultat
të menjëhershëm. Shpërthimi
në makinë ka ndodhur sapo të
dy burrat janë futur në makinë
dhe veçse i ka vrarë ata, ka
plagosur edhe dy nëpunës të
revistës, të cilët ndodheshin
në parking në momentin e
shpërthimit. Pukaniç mbante
me vete gjithmonë armë vetëmbrojtëse
dhe i kishte shpëtuar
një tentative vrasëse në fillim të
vitit. Për këtë arsye, ai ishte nën
mbrojtjen e policisë që nga fillimi
i këtij viti. Pukaniç ishte një
mik personal i Presidentit Mesiç
dhe thuhej se kishte lidhje me
shërbimet sekrete të vendit si
dhe me mafien lokale. Disa orë
pas vrasjes së tij, Kryeministri i
vendit, Ivo Sanader, u betua se
do t‘i gjente vrasësit dhe do t‘i
vendoste para drejtësisë. "Nuk
do të lejojmë që Kroacia të shndërrohet
në Bejrut. Të gjithë ne
në Kroaci duhet të luftojmë këtë
situatë".
krimit të organizuar pas
vrasjes së njërit prej botuesve
më të famshëm të shtypit në
vend. Ai humbi jetën mbrëmjen
e së enjtes, në Zagreb, nga nja
autobombë. Ivo Pukaniç, 47 vjeç,
botues i të përjavshmes shumë të
suksesshme në vend "Nacional",
i njohur për hetimet e tij ndaj
aferave korruptive dhe krimit
të organizuar, u vra pas shpërthimit
të një bombe të detonuar
në pjesën e pasme të makinës
së tij, një "Lexus", e cila ndodhej
në zyrat e revistës. Niko Franiç,
menaxheri i marketingut, humbi
gjithashtu jetën nga shpërthimi.
"Bota kriminale ka bërë një sfidë
në paprecedentë", deklaroi Presidenti
kroat, Stiepan Mesiç, në
mbledhjen e jashtëzakonshme të
Këshillit të Sigurisë Kombëtare,
e cila u zhvillua menjëherë pas
kësaj ngjarjeje. "Ky është një
moment kur shoqëria jonë duhet
të qëndrojë si një e vetme, pasi
çështja me të cilën përballemi
është: shteti i ligjit, apo ligjet e
tyre janë ato që do të na qeverisin,
pra ligjet e mafies, terroristëve
dhe kriminelëve". Vrasja
e Pukaniç është e fundit në një
sërë sulmesh kundër gazetarëve,
biznesmenëve dhe juristëve që
kanë lidhje me klanet e krimit
të organizuar. Në fillim të këtij
muaji, Ivana Hodak, vajza e një
juristi të shquar, u qëllua dhe u
vra me armë zjarri para shtëpisë
së saj. Ministri i Brendshëm dhe
ai i Drejtësisë u pushuan menjëherë pas vrasjes së saj dhe qeveria
lajmëroi sulmin ndaj krimit
të organizuar, një ndërmarrje që
duket se nuk ka ndonjë rezultat
të menjëhershëm. Shpërthimi
në makinë ka ndodhur sapo të
dy burrat janë futur në makinë
dhe veçse i ka vrarë ata, ka
plagosur edhe dy nëpunës të
revistës, të cilët ndodheshin
në parking në momentin e
shpërthimit. Pukaniç mbante
me vete gjithmonë armë vetëmbrojtëse
dhe i kishte shpëtuar
një tentative vrasëse në fillim të
vitit. Për këtë arsye, ai ishte nën
mbrojtjen e policisë që nga fillimi
i këtij viti. Pukaniç ishte një
mik personal i Presidentit Mesiç
dhe thuhej se kishte lidhje me
shërbimet sekrete të vendit si
dhe me mafien lokale. Disa orë
pas vrasjes së tij, Kryeministri i
vendit, Ivo Sanader, u betua se
do t‘i gjente vrasësit dhe do t‘i
vendoste para drejtësisë. "Nuk
do të lejojmë që Kroacia të shndërrohet
në Bejrut. Të gjithë ne
në Kroaci duhet të luftojmë këtë
situatë".