Shtypi sot 15 tetor

Raporti i Këshillit Evropian për Kosovën dhe fillimi i Fushatës Zgjedhore në Kosovë janë titujt që sot kanë përfshirë të gjithë shtypin ditor.
Express në ballinë ka temën me titull "Mos e shploni", temë kjo që vije e zgjeruar në faqen 8 dhe 9. Me defekte anatomike e proporcionale, buzëqeshje komike, soc-realiste, jo dinjitoze dhe ofenduese. Ky është vlerësimi i komuniteti artistik për shtatoren e Bill Clintonit. Komuna e Prishtinës nuk ka respektuar asnjë procedurë për vendosjen e saj në vend publik. E tillë siç është, artistët kërkojnë që shtatorja më mirë të mos shplohet.
Shkrim tjetër në Express është edhe ai për raportin e Këshillit të Evropës me titull "Shpresë nga Europa". Bashkimi Europian nuk dëshiron të lërë qytetarët e Kosovës jashtë procesit të liberalizimit të vizave. Komisioni Europian ka propozuar të mërkurën që Kosova dhe Brukseli të fillojnë këtë proces. Po ashtu, Komisioni kërkon edhe marrëdhënie tregtare mes Kosovës dhe BE'së. Brukseli vlerëson të arriturat në vend, por kërkon angazhim të madh në luftën kundër korrupsionit, përmirësimin e sundimit të ligjit dhe ekonomisë. Shkrimin mund ta lexoni në faqe 4 dhe 5.
Sot me kolumne në Express paraqiten Ibrahim Rexhepi dhe Armand Shkullaku.
Koha Ditore shkruan për raportin e KE-së për Kosovën, me titull "Rehn: Detyrohem tëjemi neutralë rreth statusit të Kosovës". Në pyetjen e gazetës pse nuk ka mundur të propozojë Komisioni Evropian negocimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit dhe liberalizimin e vizave sikur për vendet e tjera të rajonit, por po bën aranzhime kozmetike me lojë fjalësh, komisionari i Zgjerimit ka thënë se "Komisioni punon në parimin e qëndrimit neutral rreth statusit të Kosovës" dhe ka thënë se propozimet e bëra nga Komisioni nuk janë "parëndësishme".
Zëri po ashtu shkruan për të njëjtën temë me titull "KE i ofron Kosovës mundësinë e heqjes së vizave".
Epoka e Re sot shkruan për fillimin e fushatës për zgjedhjet lokale me titull "Nis provimi i zgjedhjeve".
Bota Sot e vazhdon sot intervistën e saj me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli me titull "AKR-ja dhe LDD-ja do të jenë një parti!".
Lajm sot temë kryesore ka nënshkrimin e Kodit të Mirësjelljes së Partive Politike gjatë zgjedhjeve elektorale me titull "Respektojeni!".
Infopress titull kryesor ka raportin e Komisionit Evropian (KE) me titull "Urime vizat Kosovë!". Publikimi i Raportit të Progresit 2009 dhe Studimi për Kosovën i Komisionit Evropian, ka hapur prespektivë të qartë evropiane për Kosovën. Për herë të parë, KE ka propozuar fillimin e një procesi i cili do të shpie të liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës për në BE.
Për të njëjtën temë shkruan edhe Kosova Sot, por me titull "Ke, ‘shkëndija' për vizat dhe tregtinë.