Tenton ta vrasë baballëkun

Policia në Mitrovicë ka ndaluar Xh. I. 29-vjçar, si të dyshuar për përfshirje në një rast të shtënave me armë zjarri, të kualifikuar si vepër penale "vrasje në tentativë"
Policia njofton se rasti është raportuar rreth orës 10:30, në rrugën e "Ulqinit", në fshatin Zhabar i Epërm i Mitrovicës. Viktima e këtij rasti, një 64-vjçar, ka njoftuar autoritetet policore se dhëndri i tij kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, në dhomën e shtëpisë së të dyshuarit, derisa ata ishin përfshirë në një mosmarrëveshje.
Viktima e këtij rasti të raportuar se nuk ka pësuar lëndime trupore, ndërsa besohet se dy të shtëna me armë zjarri kanë përfunduar në dyshemenë e dhomës ku qëndronin palët e përfshira në rast. Në bazë të informatave të siguruara nga dëshmitarët dhe palët e përfshira në rast, thuhet se rasti ishte nxitur si rezultat i një zënke në mes të palëve, ndërsa i dyshuari në tentim për të goditur viktimën e tij, është penguar nga të pranishmit e tjerë në dhomë, ndërsa dy plumba të shkrepur nga një revole kanë përfunduar në dysheme.
"Si pjesë të procedurave të parapara me ligji, Policia e Kosovës ka bërë bastisjen e shtëpisë së të dyshuarit në kërkim të armës e cila ishte e përfshirë në rast. Lidhur me rastin policia ka arrestuar dhe marrë në intervistë edhe pronarin e shtëpisë I. I. (1946), pasi i njëjti kishte tentuar që të fsheh armën e cila ishte përdorur", thuhet në komunikatën e policisë.