E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet ta shqyrtojë sot raportin e radhës të Sekretarit të Përgjithshëm, Ban Ki Moon, për zhvillimet në Kosovë.

Raporti thekson rolin e UNMIK'ut si ofrues i shërbimeve ndërmjetësuese për bashkëpunim që, sipas tij, është i domosdoshëm për stabilizimin dhe zhvillimin e Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor.

Në emër të UNMIK'ut, raportin në seancën e sotme do ta prezantojë Lamberto Zannier. Kosovën do ta përfaqësojë ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni. Ndërkaq, Serbia do të përfaqësohet nga ministri i saj i Jashtëm, Vuk Jeremic.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›