Gruaja xheloze, masakron burrin pak pas kthimit nga Italia
Rajmonda Deda, 36 vjeçe, qëlloi bashkëshortin Aleksandër Deda
Luan Kondi
Një burrë është plagosur rëndë pasi u qëllua me thikë, kurse policia njoftoi ndalimin e të shoqes, si e dyshuara e vetme e krimit brenda familjes që ndodhi dje herët në mëngjes por u mbajt i fshehur deri kur 41-vjeçari tregoi se ishte qëlluar nga gruaja.
Ngjarja
Burime policore thanë se viktimë e masakrës me thikë, është Aleksandër Deda, 41 vjeçar, lindur e banues në qytetin e Mamurrasit në rrethin Kurbin. Ai gjendet në Spitalin Ushtarak të Tiranës, ku dje në mbrëmje doli nga gjendja koma. Autore e dyshuar e krimit është Rajmonda Deda, 36 vjeçe, nga i njëjti vendbanim, bashkëshorte e të ndjerit. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit Deda. Aleksandri, mësohet se ishte kthyer vetëm para pak ditësh nga emigrimi në Itali. Mes çiftit, veç çmallje pas ardhjes nga kurbeti, kishin lindur dhe dyshime për tradhti. Kjo gjë po e brente shumë Rajmondën e cila pasditen e sotme ka vendosur të mos e ketë më para syve të shoqin, duke u përpjekur t’i marrë jetën. Për këtë, ka marrë një thikë dhe e ka qëlluar 41-vjeçarin Aleksandër Deda duke i shkaktuar plagë të rënda në trup. Por duke dashur të fshehë krimin, ka deklaruar për policinë se i shoqi ishte vetëplagosur. Të njëjtën gjë ka bërë dhe me fqinjët, madje duke kërkuar ndihmë se i shoqi ishte plagosur aksidentalisht. Gënjeshtra nuk ka zgjatur shumë sepse mbrëmjen e sotme, 41-vjeçari, baba i dy fëmijëve, ka dalë nga gjendja koma dhe ka arritur të tregojë se nuk ishte vetëplagosur por e shoqja e kishte qëlluar me thikë, pas grindjeve për xhelozi. Para disa minutash, policia konfirmoi se ka arrestuar të dyshuarën Rajmonda Deda, nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë me pasojë plagosjen e rëndë.
Rasti
Pikërisht në të njëjtën ditë por një vit më parë një krim i rëndë u shënua në Bregun e Lumit në Tiranë. Gruaja ka qelluar mbi bashkëshortin e saj duke e lënë të vdekur në vend. Ngjarja ndodhi në periferi të kryeqytetit. Policia tha atëherë se 32 -vjeçarja Vitore Doda ka qëlluar me thikë mbi bashkëshortin e saj, Marash Doda, 33 vjeç. Gjithçka ka ndodhur në prani të familjareve të të dy bashkëshortëve. Ata rrëfejnë se të rinjtë ishin martuar vetëm dy javë më parë, ndërsa dje kishin vendosur të ndaheshin, pas disa mosmarrëveshjeve. Pikërisht ky moment është shoqëruar nga debate mes bashkëshortëve dhe gjithçka ka degjeneruar në goditjen fatale me thikë nga ana e Vitore Dodës që ka lënë të vdekur 33-vjeçarin. Bashkëshortja është arrestuar dhe ka dëshmuar në polici për vrasjen. Ndaj saj ka nisur procedimi penal, ndërsa materialet i kanë kaluar për hetim Prokurorisë.
26 Gusht 2009