Obama i heq CIA-s kompetencat për marrjen në pyetje të terroristëve
Presidenti amerikan Barak Obama ka vendosur që CIA të mos ketë më kompetencë marrjen në pyetje të terroristëve, por kjo e drejtë t’i kalojë një njësie të policisë federale FBI, nën mbikqyrjen e Shtëpisë së Bardhë. Ky vendim u mor si pasojë e raporteve për keqtrajtimet e të burgosurve nga CIA dhe punonjësit e firmave private të sigurisë në kohën e qeverisjes të paraardhësit të tij, Xhorxh Bush. Ministri i Drejtësisë, Erik Holder, caktoi një hetues të posaçëm për të shqyrtuar akuzat për keqtrajtimet që CIA u ka bërë të burgosurve. Bill Burton zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë u shpreh: “Presidenti është i një mendimi me hetuesit se askush, që ka zbatuar vetëm urdhërat, nuk dënohet, por se kundër kujt do të zhvillohen hetime, varet nga prokuroria e përgjithshme” .Ndër metodat brutale me anë të të cilave të burgosurit detyroheshin të flisnin, ishte mbytja e stimuluar dhe mbajtja zgjuar pa gjumë, si dhe kërcënimi se fëmijët apo nënat do të vriteshin apo përdhunoheshin. Abdo Aleksander i Unionit Civil Liberal Amerikan thotë: “Çështja është, nëse duhet t’i heqim sytë nga këto gjëra, apo do t’i vëmë para përgjegjësisë vendimmarrësit, kur bëhet fjalë për ligje, të cilat duhet t’ zbatojë secili. Presidenti tha se askush nuk qëndron mbi ligjin. Dhe ne mendojmë se ky është një aplikim shumë i thjeshtë i këtij parimi të rëndësishëm amerikan”.
26 Gusht 2009