E Diel, 1 Nëntor 2026

Shuhet Huan Antonio Samaranh, Duka, telegram ngushëllimi

Tragjedia Ishte ish-presidenti i IOC nga 1980 deri më 2001

Shuhet në orët e para të pasdites së djeshme, në një klinikë të Barcelonës, Huan Antonio Samaranh, ish-presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC). Samaranh ishte shtruar në spital të dielën, për shkak të një infarkti të rëndë: në ditët e kaluara gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. I ardhur në drejtimin e IOC më 1980-n, pak para edicionit të Olimpiadës moskovite, Samaranh do të kujtohet padyshim për punën e rëndësishme për të ngritur lëvizjen olimpike, që ishte drejt “perëndimit”. Në momentin e skadencës së mandatit të tij, në 2001, Samaranh la si pasardhës të tij presidentin aktual të IOC, Zhak Rozhe. Numrit të madh ngushëllimeve për këtë fatkeqësi u është shtuar edhe telegrami i presidentit të FSHF-së, Armand Duka, për presidentin aktual të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Zhak Rozhe. “Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe në emrin tim personal, dëshiroj t’ju shpreh juve dhe të gjithë anëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, ngushëllimet më të thella për humbjen e një njeriu të madh të lëvizjes olimpike.
I ndjeri Samaranh ishte një figurë e jashtëzakonshme e sportit botëror. Pothuajse e gjithë jeta e tij iu përkushtua sportit dhe suksesit të lëvizjes olimpike botërore. Kjo e bën atë një figurë të paharruar dhe gjithmonë të respektuar. Nëpërmjet jush dua t’i shpreh ngushëllimet më të sinqerta edhe familjes Samaranh”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›