E Diel, 1 Nëntor 2026

Lorik Cana shpreson te qëndrimi i Xhons

Sandërlend

Kapiteni shqiptar i Sandërlendit, Lorik Cana, shpreson se shoku i skuadrës, Kenjun Xhons, të qëndrojë edhe për sezonin tjetër në ekip. E ardhmja e tij te “macet e zeza” është bërë subjekt i spekulimeve, sipas të cilave sulmuesi mund të kalonte te Liverpuli që në merkaton e janarit. Ish-lojtari i Southemptonit është i sigurt se gjatë verës do të largohet, megjithatë Cana dëshiron që ai të qëndrojë te Sandërlendi, edhe pse nuk do ta fajësonte nëse do të largohej. “Unë dua që ai të qëndrojë dhe të luajë me ne, sepse është një lojtar i madh, tha shqiptari për ‘Sky Sports News’. Ai e njeh lojën e skuadrës tani, trajneri dhe shokët e tij të skuadrës ndihen mirë me Kenjun. është një djalë fantastik, në veçanti për mua, pasi kam miqësi të mirë me të. I uroj më të mirën për karrierën dhe familjen e tij, prandaj nëse për të është më mirë të largohet në një skuadër të madhe, unë i uroj sukses”.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›