Shuhet ëndrra e Rijkaardit

Ëndrra e selektorit të Arabisë Saudite, Frank Rijkaard, për pjesëmarrje në Kampionatin botëror 2014 është shuar pas eliminimit të skuadrës në kualifikime, si rezultat i humbjes 4-2 nga Australia në Melburn të mërkurën.
Kjo ka lënë në dyshim të ardhmen e tij në detyrë, edhe pse në deklaratat e tij pas ndeshjes, Rijkaard ka thënë se do të dëshironte të vazhdonte bashkëpunimin.
Arabia Saudite mori pjesë katër herë me radhë në Kampionat botëror mes 1994 dhe 2006, por mungoi në dy garat e fundit.