E Shtunë, 31 Tetor 2026

Guardiola dhe Rosell kanë mosmarrëveshje

Ish nënkryetari i Barcelonës, Albert Perrin ka hedhur kritika në drejtim të drejtuesve të gjigantit katalan.

Perrin, i cili ishte nënkryetar i klubit gjatë udhëheqjes së Joan Laportas, ka rezervuar kritikat e tij më të ashpra për presidentin aktual Sandro Rosell, rreth raportit të tij me trajnerin Pep Guardiola.

“Bordi aktual nuk është duke e bërë të lehtë për Guardiolan të vazhdojë kontratën. Nuk ekziston një atmosferë e mirë. Ata nuk e mbrojnë atë. Nuk ekziston një raport i mirë mes Rosellit dhe Guardiolas”, tha Perrin për COMRadio Barcelona.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›