E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ribery mbetet në Bayern

Mesfushori Franck Ribery dëshiron të respektojë kontratën e tij me Bayern Munichun. Ribery, i cili ka kontratë në Allianz Arena deri më 2015, ka insistuar se nuk joshet nga transferimi në një skuadër tjetër.

Ylli francez është bërë idhull i tifozëve bavarezë pas ardhjes së tij në klub më 2007 nga Olympique Marseille për 17 milionë funte.

“Nuk mendoj për largim. Gruaja dhe fëmijët e mi janë të lumtur në Munich, njësoj sikurse unë. Më pëlqen shumë Gjermania”, deklaroi Ribery i cili ka shënuar 64 gola në 176 paraqitje për Bayernin.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›